Kriza, Spanja ka hyre zyrtarisht ne recesion

18/02/2009 16:40

Spanja ka hyre ne recesion ne fund te vitit 2008. Konfirmimi ka ardhur nga te dhenat e publikuara sot nga instituti kombetar i statistikave, INE.

Sipas te dhenave, ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar GDP-ja regjistroi nje renie prej 1%, pasi shenoi nje tjeter te dhene negative prej 0.2% ne tremujorin e meparshem.

Ndersa persa i perket ne total vitit 2008, Spanja ka regjistruar nje rritje ekonomike prej 1.2% fale te dhenave pozitive te 6 mujorit te pare. Ndersa ne 2007-en rritja ka qene 3.7 per qind.

Top Channel