Pavaresia, festime edhe ne Tirane

17/02/2009 15:15

Njevjetori i shpalljes se pavaresise se Kosoves ka sjelle  atmosfere festive edhe ne Tirane.

Flamuj te Shqiperise dhe Kosoves dhe nje dekor festiv eshte vendosur  pergjate gjithe bulevardit « Deshmoret e Kombit » per te sjelle ne mendjen e te gjithe shqiptareve ,se si sot  nje vit me pare Kosova u shpall shtet i pavarur.

Ne shenje solidariteti me popullin kosovar bashkohen edhe shqiptaret nga Shqiperia.

Ne oren 18 :00 deri ne oren 20 :00 bashkia e Tiranes organizon Shetitjen e Lirise pergjate bulevardit « Deshmoret e Kombit », inisiative kjo e lancuar nje vit me pare me synimin per ta kthyer kete shetitje ne tradite, duke kujtuar cdo here kete pervjetor te rendesishem ne historine e kombit shqiptar.
 
Shetitja nuk do te kete ndonje organizim te posacem por thjesht qytetaret e Tiranes te shoqeruar edhe nga banda e qytetit do te ecin lirshem pergjate bulevardit duke u solidarizuar keshtu me te gjithe shqiptaret kudo jane.

Nga ora 18 :00 deri ne oren 20 :00 ne bulevardin Deshmoret e Kombit  do te ndalohet qarkullimi i makinave per t’i dhene mundesi qytetareve qe me ane te Shetitjes se Lirise,te shprehin solidaritetin ndaj popullit shqiptar te Kosoves, nje dite e shenuar kjo per mbare kombin .

Top Channel