Operacioni ‘Liria’ i shpallur nga Trump, kalojnë me sukses dy anijet e para me flamur amerikan në Hormuz
Senati amerikan ka miratuar planin per rimekembjen ekonomike prej 787 miliarde dollaresh te propozuar nga presidenti Barak Obama. Projektligji ka kaluar me 60 vota pro dhe 38 kunder.
Votimi i hap rrugen shnderrimit te tij ne ligj. Vetem tre republikane votuan pro planit. Votimi i paketes prej 787 miliarde dollaresh, u krye disa ore pas miratimit ne Dhomen e Perfaqesuesve, ku u votua nga 246 demokrate dhe kundershtua nga 176 republikane dhe shtate demokrate.
Perfaqesuesi i Republikaneve Mike Pence tha perpara votimit: “E vetmja gje qe do te beje paketa e demokrateve eshte stimulimi i qeverise dhe borxheve”. Me heret Obama tha se miratimi i saj prej Kongresit eshte vendimtar.
Presidenti tha se plani i cili perfshin edhe reduktimin e taksave dhe shpenzimeve, do te shpetoje ose krijoje mbi 3.5 milione vende pune.
Top Channel