Izrael, partite rivale shpallin fitoren ne zgjedhje

11/02/2009 08:45

Dy partite rivale ne Izrael pretendojne fitore ne zgjedhjet e pergjithshme te parakohshme, qe u zhvilluan dje.

Ndersa eshte drejt perfundimit procesi i numerimit te votive, zyrtare te komisionit te zgjedhjeve thane se partia Kadima e ministres se Jashtme, Livni, ka siguruar 28 vende ne parlament, ndersa partia Likud e opozites 27 vende. Tzipi Livni u tha mbeshtetesve te saj se ishte gati te merrte drejtimin e vendit, ndersa udheheqesi i partise se djathte Likud, Benjamin Netanyahu, u shpreh se kishte fituar kampi nacionalist.

Por te dy rivalet kane nevoje per partnere per te krijuar qeverine e re. Te tretet ne zgjedhje jane renditur ultranacionalistet. Presidenti izraelit duhet te prese deri ne fillim te javes se ardhshme per te emerrar ose Netanyahun, ose Livnin per te formuar koalicionin e ri.

Ka gjasa qe negociatat per qeverine e re te vazhdojne per jave te tera.

 

Top Channel