Big Brother, sonte starton edicioni i dyte

07/02/2009 12:00

Edhe pak ore na ndajne nga fillimi i reality show me te ndjekur ne Shqiperi, Big Brother Albania.

Shtepia me e famshme e shqiptareve do te hape dyert ne oren 20.45 per banoret, te cilet permes nje bashkejetese televizive do te ndajne me publikun jeten e tyre private.

Kete vit ka shume ndryshime, shtepia do te vije ne nje pamje krejt te re dhe personazhet jane vertet te vecante.

Arbana Osmani, drejtuese e programit thote se spektakli do te jete plot supriza, ndersa shikuesit mund te zbulojne cdo gje vetem sot ne mbremje.

Ndersa autorja e reality show-t tregohet shume e kursyer rreth te rejave te ketij spektakli.

“Mendoj se Big Brother eshte nje show qe ia vlen qe te ndiqet. Jane konkurente te rinj, supriza te reja dhe nuk te lodh asnjehere per ta pare”, thote autorja, Grazia Pracilio  

“Big Brother” eshte i vetmi program ne Shqiperi qe ploteson standartet nderkombetare cka konfirmohet nga patenta qe zoteron nen marken e kompanise Endemol.

Top Channel