Irani leshon satelitin e pare ne orbite

03/02/2009 08:45

Irani leshoi ne orbite satelitin e pare te prodhuar vete, qe u cilesua nga televizioni shteteror si arritje e shkencetareve vendas, pavaresisht sanksioneve te OKB-se.

Televizioni transmetoi gjate nates pamje te leshimit te raketes qe mbarti satelitin Omid (shprese). Leshimi i tij ishte organizuar qe te perkonte me 30-vjetorin e revolucionit islamik ne Iran.

Presidenti Ahmadinexhad tha se sateliti do te shperndaje monoteizmin, paqen dhe drejtesine ne bote. Por leshimi i tij pritet te shkaktoje shqetesim tek vendet perendimore, qe jane te shqetesuara se kjo teknologji mund te perdoret per te prodhuar raketa me rreze te gjate veprimi, qe mund te pajisen me mbushje berthamore.

Irani thote se daj tij po ndiqen standarde te dyfishta, por ai po zhvillon nje teknologji qe eshte e perhapur ne shume vende te tjera.

 

Top Channel