Korce, debate per buxhetin

31/01/2009 19:55

Buxheti i Bashkise se Korces per vitin 2009 rrezikon te mos miratohet per shkak te votave kunder te LSI.

Kjo e fundit ka ngritur pretendime lidhur me transparencen e investimeve te 2008-es, nderkohe qe sipas perfaqesuesve te saj politike ne keshill, synohet qe te debatohet per te permiresuar sherbimet dhe investimet gjate vitit ne vazhdim.

Kryetari i bashkise, Niko Peleshi ka thene se loja politike e LSI rrezikon te sabotoje buxhetin me pasoja per vete qytetaret.

“Nese ky buxhet nuk do te miratohet, per shkak te synimeve te partive per te grumbulluar nje kosh me vota, do te sjelle nje reagim qytetar ndaj politikes se vjeter”, ka pohuar Peleshi.

Ndersa perfaqesuesi i LSI, Riza Ashimi ka argumentuar: “Ne qe para 3 ditesh kemi kerkuar qe miratimi i buxhetit te vitit 2009 te shtyhet per disa dite me vone, per arsye se nuk kishte asnje te dhene per rezultatet e vitit 2008”.

Kalimi i buxhetit varet nga tre vota qe ka LSI ne keshill. Ne kushtet kur balancat jane 18 keshilltare te se majtes me 17 te krahut te djathte, mjafton edhe nje vote per te vene ne dileme miratimin e ketij buxheti.

Top Channel