Genjeshtrat, shpiket aparati qe i zbulon

26/01/2009 19:50

Genjeshtrat nuk i kane kembet e shkurtra apo hunden e gjate, sic na kane mesuar ne femijeri, por thjesht jane me te ngatheta.

Sipas nje studimi britanik, kur nuk themi te verteten na duhet 30 % me shume kohe per t’u pergjigjur se sa kur themi te verteten. Nepermjet nje aparati te specializuar per te zbuluar genjeshtrat, studiuesit kane dale ne perfundimin se mesatarisht nje njeri thote 3 genjeshtra per 10 minuta.

Por si ta zbulojme ate person qe nuk na thote te verteten? Zgjidhja eshte e gatshme. Nje kerkues anglez ka shpikur nje aparat qe mund te regjistroje kohet e sakta te pergjigjeve.

Psikologu i Southampton University, Aiden Gregg, pohon se aparati i quajtur “The timed antagonistic response alethiometer test” arrin te verifikoje shpejtesine e pergjigjeve dhe si pasoje edhe saktesine e pergjigjes, cka e ben kete aparature nje “krijese” vertete te zgjuar, ne gjendje per te treguar momentin kur nje person nuk thote te verteten.

 

Top Channel