SHBA, piloti: Beme vetem detyren

25/01/2009 12:45

Piloti amerikan qe ulin avionin ne lume dhe shpetoi jeten e 155 njerezve u prit me nderimet e nje heroi ne qytetin e tij te lindjes, ne Denvill te Kalifornise.

Duke folur per here te pare publikisht, ai tha se ishte fat qe ate dite ate avion e drejtonte nje ekip prefesionistesh. Megjithate ai tha se te gjithe ne beme vetem detyren.

“Rrethanat deshen qe ate dite te ishte nje ekuipazh me eksperience. Ne beme vetem detyren tone. Faleminderit”, eshte shprehur piloti.

Top Channel