Lampeduza, revoltohet popullsia e ishullit

25/01/2009 13:30

Pas arratise masive te emigranteve nga kampet e pritjes, ne Lampeduza eshte revoltuar popullsia e ishullit. Zemerimi i banoreve u perplas mbi deputeten e Liges se Veriut, Anxhela Maraventato.

Ajo u shkarkua nga detyra e zevendeskryetares se bashkise vetem pak dite me pare, fill pas zbarkimit te vales me te fundit te klandestineve. Ne nje takim te improvizuar, deputetja akuzoi kryebashkiakun Dino de Rubeis, se nuk merr masa nga frika e humbjes se postit.

Sipas saj, ministri i Brendshem Maroni e kishte siguruar, se 1200 emigrante do te largohen nga ishulli deri te marten. Ata do te transferohen ne kampe te tjera ose do te riatdhesohen.

Por ndaj senatores se Liges se Veriut u hodhen parrulla qe e quanin “tradhtare”, pasi po u shpjegonte se perse qeveria do te ngreje ne ishull, nje qender per identifikimin dhe debimin e klandestineve.

Nje dite me pare, qindra emigrante te paligjshem u arratisen nga kampi dhe protestuan kunder autoriteteve per kushtet e renda ku strehohen. Ky incident shkaktoi reagimin e banoreve, por edhe te mjaft politikaneve te se djathtes, te cilet kerkojne rikthimin e klandestineve nga kane ardhur, por dhe ndihmen e Bashkimit Eruopian per te zgjidhur krizen.

Top Channel