Kriza, FMN: Rritja ekonomike me e vogel
25/01/2009 17:35
Fondi Monetar Nderkombetar ka pakesuar edhe me shume parashikimet per rritjen ekonomike boterore. Sipas vleresimeve te eksperteve te ketij institucioni, parashikimi per vitin 2009 eshte 1-1.5 perqind.
Zevendesdrejtori i Departamentit Monetar dhe Tregjet e Kapitaleve te FMN-se, Bertuch-Samuels ka bere te ditur shifren qe eshte edhe me e vogel se parashikimi i bere ne muajin nentor qe fliste per 2.2 perqind.
“Parashikimet per rritjen ekonomike globale jane zvogeluar ne muajt e fundit, niveli i besueshmerise se konsumatoreve dhe ndermarrjeve eshte ulur kohet e fundit dhe ka zbritur ne nivele te papara prej dekadash. Aktiviteti ekonomik eshte ulur ndjeshem”, eshte shprehur Bertuch-Samuels.
Top Channel