Zhduku 300 trupa me acid, prangoset meksikani

24/01/2009 09:15

I hidhte ne varre te perbashket dhe me pas u shperbente trupat me acid. Policia meksikane ka arrestuar nje person, qe prej vitesh kishte ndihmuar trafikantet e droges te zhduknin viktimat e tyre.

Sipas informacioneve, Santiago Meza kishte zhdukur ne kete menyre te pakten 300 trupa. Gjate marrjes ne pyetje ai pranoi se nuk ndiente asgje ndersa bente nje gje te tille prej 10 vjetesh.

Ai paguhej me 600 dollare ne jave per te hequr qafe viktimat e shkaktuara nga perleshjet mes bandave rivale te droges. Ushtria meksikane e nxori ate para mediave pas arrestimit prane qytetit Tihuana.

Top Channel