Mbyllet gjykata e Permetit

23/01/2009 12:15

Banoret e Permetit dhe komunave perreth tij pas dates 1 shkurt do te duhet te udhetojne 70 kilometra larg per te ndjekur ceshtjet gjyqesore.

Me ane te nje njoftimi vendosur ne hyrjen e godines se gjykates se qytetit njoftohet se gjyqet do te kalojne ne Gjirokaster, ne qendren e prefektures. Administrata e gjykates pas ketij vendimi do te sherbeje vetem per dhenien e vertetimeve.

Nga ky vendim me te prekurit jane banoret e komunave te thella si Frasher, Ballaban, Carshove dhe Deshnice ku largesise prej 70 km qe ka qyteti i Permetit me Gjirokastren i shtohet dhe largesia e tyre prej rreth 50 km qe kane me qytetin e Permetit.

Numri  i ceshtjeve te gjykuara per vitin 2008 rezultonte 528 i barabarte ky numer me numer me ceshtjet e gjykuara ne godinen e gjykates Gjirokaster dhe sa dyfishi i ceshtjeve te Tepelenes.

Gjykata  e Rrethit Permet eshte nje nga gjykatat me te vjetra ne Republike, ajo daton qysh prej vitit 1929. 70 vjet pas krijimit ajo u mbyll.

Top Channel