Obama firmos sot mbylljen e Guantanamos

22/01/2009 09:05

Presidenti Barak Obama pritet te firmose sot nje vendim per mbylljen e Guantanamo Bay brenda vitit.

Obama sipas njoftimeve nga Uashingoni, do te ndaloje edhe disa metoda abuzive te marrjes ne pyetje te te dyshuarve si terroriste.

Presidenti Obama ka bere hapa per te zbatuar edhe nje premtim tjeter te fushates zgjedhore. Ne diten e pare te detyres, ai veproi menjehere per te vene ne jete premtimin se administrata e re do te do te jete me e hapur dhe me transparente dhe e pergjegjshme.

Barak Obama e perseriti dhe nje here betimin si president, per shkak se gjate betimit tradicional publik kishte munguar nje fjale: besnikerisht. Betimi eshte administruar per here te dyte ne Shtepine e Bardhe nga kryetari i Gjykates Supreme, John Roberts, para nje grupi gazetaresh.

Ceremonia e betimit eshte pjese e kushtetutes, ndersa vete zotimi i njeriut qe merr postin me te fuqishem ne bote, ka vetem 35 fjale.

Top Channel