Shakira, albumi me i ri shume shpejt ne treg

16/01/2009 18:15

Shakira pergatit rikthimin ne skenen muzikore me nje album te ri. Kengetarja amerikano-latine po i jep doren e fundit CD-se qe do te jete edhe i fundit nen etiketen Sony.

Mes bashkepunetoreve ne kete album jane edhe emrat e njohur, Pharrell Williams e Wyclef Jean por sipas zerave, Shakira ka kenduar edhe nje duet me kengetarin algjerian Khaled. Gjate vitit te fundit, biondja eshte mbyllur ne ndertesen e saj ne Uruguaj ku ka kerkuar inspirimin nepermjet Juana de Ibarbourou, nje poete e famshme ne vend. Por leksionet jane marre edhe ne Kanada e Los Angeles.

Stili i ketij albumi nuk eshte bere ende i ditur, por sipas shtepise diskografike, “kjo eshte puna me e rrezikshme e karrieres 15 vjecare pasi Shakira ka eksperimentuar me muzike rock por edhe muzike house”.

 

Top Channel