Ndregjoni: Lustracioni, ligj qe i nevojitej shoqerise

15/01/2009 21:55

Sipas sekretarit te pergjithshem te Shoqates se te Perndjekurve Politike, Besim Ndregjoni, shoqeria shqiptare kishte nevoje per ligjin e Lustracionit.

“Duhet te jemi te bindur qe ky ligj nuk eshte per te perndjekurit, por i sherben shoqerise. Kete ligj e kerkon koha. Eshte e nevojshme qe pas 18 vjetesh, Shqiperia te kete nje ligj lustracioni. Ne kerkojme qe ketu te shihet sa eshte e ndergjegjesuar klasa politike shqiptare te jape nje ligj jetegjate. Nese perdoret politikisht, ligji nuk ka jete”, thekson Ndregjoni.  

Ne vijim ai foli per takimin me presidentin, duke shtuar se kreu i shtetit mendonte se ligji duhej te ishte gjitheperfshires per politiken.

“Presidenti nuk kishte asnje lloj hezimi rreth problemeve qe shtruan te perndjekurit per hetim. Une mendoj qe presidenti zgjodhi rrugen me te shkurter sepse do ta benin bashkafajtor per kete ligj”, shton Ndregjoni.

Top Channel