" /> ">

MSA, perfundon ratifikimi

15/01/2009 19:45

Votimi “pro” i Parlamentit grek te MSA-se me Shqiperine permbylli procesin e ratifikimit nga vendet anetare te Bashkimit Europian.

Ne Ministrine e Integrimit, qe mbikeqyrte direkt kete proces, nuk e fshehin kenaqesine. Kurse ne faqen zyrtare te internetit, yjet qe simbolizojne vendet qe e kane ratifikuar MSA-ne jane zverdhur te tere.

“Nuk do te ishte e mundur hyrja ne fuqi e MSA-se nese nuk do te kishte pasur nje pergjegjshmeri per zbatimin e reformave qe e afrojne Shqiperine me BE-ne”, ka deklaruar ministrja e Integrimi, Majlinda Bregu.

Duke folur per hapin e ardhshem, ate te aplikimit per statusin e vendit kandidat, Ilir Meta paralajmeron kunder perdorimit politik te ketij momenti.

“Mazhoranca aktuale duhet te kuptoje se cdo shfrytezim politik i ketij momenti per qellime te ngushta nuk ben gje tjeter vecse ve ne pikepyetje suksesin e ketij aplikimi”, ka pohuar Meta.

Per Ilir Meten, qeveria perkundrazi, duhet te kaloje testin politik te radhes, qe jane zgjedhjet. “Kushti i pare percaktues do te jene zgjedhjet e lira e te ndershme ne 28 qershor te ketij viti”, ka theksuar Meta.

Por qeveria mendon seriozisht ta paraqese kandidaturen e Shqiperise perpara zgjedhjeve. Per te negociuar me qeverine shqiptare, Komisioni duhet te marre pelqimin e qeverive te vendeve anetare.

Ne fund, Traktati i anetaresimit duhet te aprovohet me unanimitet nga Keshilli i ministrave te Jashtem dhe me nje shumice absolute nga Parlamenti Europian.

Me pas, duhet te ratifikohet edhe nga Parlamentet e vendeve anetare, qe te mund hyje ne fuqi. Kur do te ndodhe kjo?

“Une besoj se per nje periudhe 6-7 vjecare Shqiperia do te jete e pranuar si anetare e plote e BE”, ka deklaruar kohe me pare kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Ne fakt, ky eshte nje parashikim optimist, por periudha mund te jete edhe me e gjate. Por me hyrjen ne fuqi te MSA-se marreveshja e ndermjetme per tregtine pushon se qeni ne fuqi.

Brenda 10 vjetesh, Shqiperia duhet te vendose nje Zone te Shkembimit te lire me Bashkimin Europian. Kurse monitorimi i zbatimit te MSA-se do te kryhet nga tre komitete te ndryshme mikse.

Top Channel