Ulja e taksave të alkoolit dhe legalizmi i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, kokainë me recetë dhe rrëmbimi i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë disa nga premtimet elektorale për zgjedhjet e së dielës në Gjermani nga “Partia”.

Nuk harruam të specifikojmë se çfarë partie, por kjo forcë politike quhet pikërisht kështu, “Partia”. Bëhet fjalë për një krijim të revistës satirike gjermane “Titanik”, themeluar në vitin 2004, por sidoqoftë “Partia” është një forcë e regjistruar politike dhe në vitin 2014 u bë pjesë e Parlamentit Evropian.

Është mëse i qartë mesazhi i saj ironik përmes reklamave të shumta plot humor, pasi nuk pritet që “Partia” të kalojë pragun elektoral 5%, por bujë ka bërë fakti se në Facebook ka më shumë mbështetës sesa çdo parti tjetër gjermane, përfshirë partinë e së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë. Në gusht, për shembull, “Partia” pati 440 000 “like”, klikime e “share” në Facebook, tre herë më shumë sesa e majta dhe gjashtë herë më shumë sesa CDU e Merkelit.

Askush nuk pret që “Partia”, e udhëhequr nga komediani me origjinë turke Serdar Somunçu, të bëjë ndonjë suprizë në zgjedhje, por mesazhi i saj ironik tashmë ka krijuar shumë debate në Gjermani. Një nga këto e hapi vetë ministri i Propagandës i “Partisë”, satiristi me origjinë izraelite Shahak Shapira, i cili i vodhi në Facebook 31 grupe të djathtës ekstreme për të riparuar internetin.

Një nga premtimet më kontradiktore të “Partisë” është anulimi i rezultateve të referendumeve popullore nëse votuesit nuk dinë t’i përgjigjen pyetjes se kush është kryeqyteti i Parisit.

Top Channel