Mustafa: Masakër serbe në institucionet e Kosovës

09/09/2017 00:00

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar si “të tmerrshme” gjendjen në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re e kryesuar nga Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka vlerësuar se, zgjidhja e kësaj situate është në shumicën shqiptare në Kuvend.

“Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikimin e Listës Serbe”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka theksuar se, “nuk duhet lejuar kjo masakër e Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës”.

Top Channel