“Luftë” me ariun për ushqimin (Video)

31/08/2017 00:00

Një video tregon se si një ari i zi hyn në oborrin e një shtëpie për të marrë ushqim nga skara, ndërkohë që i zoti i shtëpisë i del përballë për të mos e lejuar.

Ariu shikohet duke nuhatur dhe lëpirë biftekun që po piqet, kur burri me emrin Josh del në oborr me një shishe birrë në dorë dhe përpiqet ta largojë duke i hedhur kafshës pijen alkoolike.

Në momentin që i afrohet shumë ariut, femrat e familjes dëgjohen duke i thënë që të largohet dhe ta lërë ariun që ta marrë mishin. Në fund, Josh merr një copë biftek dhe ia hedh larg ariut. Në momentin që kafsha shkon ta marrë, burri kap biftekun që ndodhet në skarë dhe i kthehet krenar kamerës.

Nuk dihet se ku është xhiruar videoja.

Top Channel