Kampionët në Ohër, vazhdojnë përgatitjet e Kukësit

18/08/2017 00:00

Kur duhen edhe pak javë nga starti i Kategorisë Superiore, Kukësi vazhdon me intensitet përgatitjet për fillimin e sezonit.

Kampionët kanë një detyrë të vështirë për të mbrojtur titullin dhe trajneri Milinkoviç përmes dy seancave në ditë, shpreson që skuadra të marrë ngarkesën optimale.

I gjithë kontigjenti është në dispozicion dhe optimizmi është rritur me rikthimin e mbrojtësit Albi Slla. Me rikthimin e tij edhe në edicionin 2017-2018 katërshja titullare e prapavijës së Kukësit do të jetë po e njëjta me kapitenin Hallaçi në krahun e djathtë, Shametin e Allën në qendër dhe Rrumbullakun në të majtë.

Pas miqësores me Labonishtin në Strugë, në 23 Gusht, Kukësi do të sfidojë në një ndeshje tjetër skuadrën e Teutës.

Top Channel