S’ka falje, Ronaldo do të mungojë 5 ndeshje

16/08/2017 00:00

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Spanjolle të Futbollit ka rrëzuar poshtë kërkesën e Realit të Madridit, për të ndryshuar vendimin për pezullim me pesë ndeshje të yllit portugez.

Pas dhënies së këtij vendimi katër herë fituesit të “Topit të Artë” nuk i ngelët gjë tjetër, ve[se të presë përfundimin e periudhës së pezullimit, duke konfirmuar mungesën e tij në katër javët e para kampionat, si dhe në takimin e kthimit kundër Barcelonës, në finalen e Superkupës së Spanjës.

Konkretisht, krahas takimit ndaj katalansve, sulmuesi do të mungojë edhe ndaj Deportivo La Coruna, Valencia, Levante dhe Real Sociedad. Ndaj Ronaldos është marrë ky vendim, pas shtytjes që ai i dha gjyqatarit, në momentin kur i nxori kartonin e kuq, për simulim në zonë, ndërkohë që më herët ndaj portugezit ishte dhënë një karton i verdhë.

Revolta në radhët e Los Blancos për këtë vendim të gjyqtarit, nuk kanë munguar, duke nisur që nga tekniku i tyre, Zinedine Zidane, i cili u shpreh se ndihet i nervozuar në lidhje kartonin e gjyqtarit por, edhe me vendimin e dhënë nga ana e komisionit të disiplinës.

Top Channel