Sneijder i bashkohet Balotelit, në Nicë

06/08/2017 00:00

Wesley Sneijder është një lojtar i Nicës, kështu konfirmojnë mediat franceze të cilat theksojnë se zyrtarizimi nga klubi kuqezi do të vijë brenda 48 orëve.

Sneijder do të gjejë në Francë një ish-shok skuadre, Mario Balotelin me të cilin ka pasur marrëdhënie të mira në kohën kur luanin për Interin.

Sneijder nesër do të zhvillojë edhe testet fizike dhe më pas do të vijë edhe zyrtazimi, shkruajnë  mediat franceze që shtojnë se hollandezi pritet të jetë gati kundër Napolit në play off-in e Champions League.

Top Channel