Dy tifozë të vdekur, me dhjetëra të plagosur në Afrikën e Jugut

29/07/2017 00:00

Shtatë vjet më parë, Afrika e Jugut ishte vend pritës i Botërorit të atij viti, por megjithatë siguria në stadiume është ende problem në këtë shtet.

Dy tifozë humbën jetën dhe të paktën 16 të tjerë mbetën të plagosur në tentativë për t’u futur në stadiumin “Soccer City”, ku po zhvillohej ndeshja mes ekipeve Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates.

Zyrtarët e stadiumit konfirmuan viktimat, ndërsa thanë se ngjarja ka ndodhur në një nga portat hyrëse të stadiumit.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, ndeshja u lejua të vazhdonte dhe gjatë gjithë ndeshjes, tifozët kanë kërkuar ndërprerjen e saj.

Top Channel