Sportistët e Kosovës në Festivalin Olimpik Europian

21/07/2017 00:00

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar 14 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Europian për të rinj, i cili do të mbahet në Gyor të Hungarisë.

Presidenti i KOK, Besim Hasani ka kërkuar përkrahje sa më të madhe për këta sportistë sepse ata kanë vërtetuar se janë segment i rëndësishëm për ngritjen e imazhit të Kosovës.

Protagonistët kanë kryer përgatitjet paraprake dhe së bashku me ekipin do të udhëtojnë këtë të shtunë për në Gyor ku do të qëndrojnë 10 ditë.

Festivali Olimpik Europian për të rinj fillon më 23 korrik dhe do të mbarojë më 27 korrik. Kosova do të përfaqësohet nga sportistët në katër sporte: tenis, notim, vrapim dhe xhudo.

Top Channel