Barcelona prezanton Semedon

15/07/2017 00:00

Barcelona prezantoi jo pa krenari përforcimin e tretë të merkatos së kësaj vere, pas rikthimit të Deulofeu dhe firmës me Marlon.

Katalanasit shpenzuan 30 milionë euro për mbrojtësin e djathtë të Benfikës, Nelson Semedo, por shpresojnë se me të në prapavijë do të limitojnë numrin e rrezikut para portës, që i ka cënuar jo pak këtë sezon.

“Dua të falenderoj Barcelonën për këtë mudnësi dhe besimin që tregoi ndaj meje. Është krenari të mbash në trup këtë fanelë dhe do të jap gjithçka në fushë. Të gjithë futbollistët duan të luajnë këtu”, tha blerja e re e skuadrës blaugrana, Nelson Semedo.

Mbrojtësi portugez fitoi një vend titullar te Benfika në vitin 2015, ndërsa në sezonin e fundit luajti 46 ndeshje me ekipin që fitoi titullin dhe dy kupa. Barça shpreson që Semedo do të mbushë boshllëkun e lënë nga Dani Alves në 2016, pasi mesfushori Sergi Roberto tregoi se ka limite dhe u ekspozua shumë sezonin e kaluar.

Top Channel