Kukësin e mund vetëm penalltia, moldavët fitojnë 1-0

12/07/2017 00:00

Ndeshja e parë në histori e Kukësit në Champions League u vendos fatkeqësisht nga një penallti e evitueshme, e cila sanksionoi dhe disfatën e skuadrës së vetme shqiptare në Champions.

Verilindorët e trajnerit Ernest Gjoka humbën 1-0 në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol, një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e përmbysjes dhe të kualifikimit.

Vendasit kishin iniciativën në fraksionin e parë por falë meritës së portierit Koliçi nuk arritën të prishin ekuilibrat, ndërsa fati ndihmoi Kukësin në rastin e dy shtyllave.

Në rinisjen e lojës, Alberto Serran bëri një faull të pashpjegueshëm në dorë me zonë duke sjellë penallti. Blerja e verës që pritej të sillte siguri, ndëshkoi ekipin shqiptar me golin e Badibanga-s që vendosi dhe takimin.

Sfida e kthimit në Shqipëri mes Kukësit dhe Sherif Tiraspol, do të vendosë dhe ekipin që do të kalojë në raundin tjetër të Champions. Ndeshjet do të zhvillohet më 19 korrik.

Top Channel