Banega rikthehet sërish te Sevilla

22/06/2017 00:00

Ever Banega do të largohet nga Interi, për t’u rikthyer sërish andej nga erdhi, te Sevilla.

Mesfushori argjentinas i dha fund aventurës në serinë A, pas vetëm një sezoni me zikaltërit, ku nuk bindi aspak.

Banega u transferua te Inter verën e kaluar, si një lojtar i lirë, ndërsa po rikthehet te Sevilla kundrejt vlerës së nëntë milionë eurove.

Kështu, Banega do të rikthehet sërish te ekipi andaluzian, me të cilin fitoi dy trofe të Europa League, duke pasur një rol prej protagonisti.

Top Channel