Paolo Maldini bëhet tenist

18/06/2017 00:00

Paolo Maldini, ish-kapiteni legjendar i Milanit, do të nisë karrierën si tenist.

Në 26 qershor, 48-vjeçari do të marrë pjesë në turneun e tenisit Challenger të Milanos, në kategorinë dyshe.

Maldini mori një “wildcard” për të luajtur në këtë turne së bashku me Stefano Landonion.

Challenger-i i Milanos është një turne që e kanë fituar tenistë të njohur si Teymuraz Gabashvili, Albert Ramos, Tommy Robredo, Filippo Volandri, Federico Delbonis apo Marco Cecchinato, kampioni në fuqi.

Top Channel