Kampion por i kritikuar, Conte probleme me ‘senatorët’

17/06/2017 00:00

Askush nuk do ta kishte menduar se pankina e Antonio Kontes do të dridhej kaq shumë në fundin e një sezoni që  riktheu titullin në Stemford brixh. Tekniku italian i Çelsit, fitues por i kritikuar tashmë dhe nga senatorët e skuadrës që nuk e kapërdinë dot largimin e Diego Kostës me vetëm një SMS.

Sulmuesi kontrovers i lindur në Brazil por që militon me kombëtaren spanjoll bëri të ditur se trajneri nuk e do më te blutë e Londrës por mënyra sesi iu komunikua vendimi, ka ngjallur revoltë në dhomat e zhveshjes. Shumë lojtarë flitet sipas shtypit, se kanë diskutuar me drejtuesit mundësinë e shkarkimit të Antonio Kontes, një lëvizje e paprecedent edhe për standardet e Çelsit dhe manjatit rus Abramovic.

Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti u shkarkuan nag Celsi pavarësisht  suksesit ndërsa titulli i parë i londinezëve në Champions League, nuk ishte i mjaftueshëm për ti garantuar postin Roberto Di Matteos. Conte ka fituar afeksionin e tifozëve pasi nga një vend i 10 në sezonin paraardhës e bëri Celsin kampion.

Duket absurde që situata me Diego Kostën të cojë në shkarkim, por kjo dhe ofertat në drejtim të trajnerit, mund të sjellin temperatura të larta në merkaton e kësaj vere.

Top Channel