Mirel Josa largohet nga Tirana

15/06/2017 00:00

Mirel Josa nuk është më trajner i Tiranës. 54-vjeçari, pas një bisede me presidentin Refik Halili ka bërë të ditur që nuk do të vazhdojë më tej aventurën me bardheblutë.

Një ikonë e Tiranës si futbollist dhe trajner, Mirel Josa mbyll bashkëpunimin me 24 herë kampionët, teksa ekipi këtë edicion njohu për herë të parë rënien nga elita e futbollit shqiptar.

Josa pas fitimit të Kupës së Shqipërisë më 31 Maj, bëri të ditur se ishte në pritje të një bisede me presidentin Halili për të kuptuar se cilat ishin projektet për të ardhmen e skuadrës dhe më pas për të marë vendimin nëse ai do të vijonte në krye të saj, por me sa duket asgjë nuk e ka bindur më pas dështimit të këtij sezoni.

Për momentin skuadrën do ta stërvisin nga dita e enjte dy zëvendësat e Josës, Ivan Gvozdenovic dhe Emanuel Egbo.

Top Channel