Kaos te Kosova, rrezik eksodi pas Berishës

13/06/2017 00:00

Besart Berisha u largua nga përfaqësuesja e futbollit të Kosovës në një mënyrë polemizuese, duke përplasur derën e duke akuzuar trajnerin Albert Bunjaku për paaftësi.

Por duket se sulmuesi më i mirë në kampionatin australian nuk do të jetë i vetmi që largohet nga përfaqësuesja e dytë shqipfolëse.

Askush nuk priste mrekulli në fushatën e parë historike kualifikuese të Kosovës, por me vetëm 1 pikë të grumbulluar dhe me humbje të thella, problemeve të trajnerit Bunjaku iu shtuan dhe mungesa e yjeve në fushë.

Zgjedhja e formacionit titullar ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” ishte e diskutueshme, por në rast rezultati pozitiv do të kishte shuar polemikat. Humbja ndaj ekipit të Terim e bëri më të tendosur atmosferën.

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar pret që të largohen gjithashtu dhe Milot Rashica dhe Herolind Shala, dy ish-lojtarë të kombëtares shqiptare. Këtyre mund t’i bashkohet dhe Bernard Berisha, ish-futbollisti i Skënderbeut.

Top Channel