Capello në Kinë, do të drejtojë Jiangsu

11/06/2017 00:00

Fabio Capello do të vazhdojë detyrën e tij si trajner, në Kinë.

Italiani është përzgjedhur për të drejtuar skuadrën e Jiangsu Suning, e cila ka të njëjtët pronarë me klubin e Interit.

Krahas rolit të trajnerit, Capello do të jetë edhe koordinator dhe supervizor i trajnerëve të moshave, në klubin e Jiangsu.

Fabio Capello është trajner me një të shkuar të lavdishme, pasi ka drejtuar klube si Roma, Juventus, Milan, Real Madrid, si dhe kombëtaren angleze dhe atë ruse.

Top Channel