Dita e katërt e “Rally Albania 2017”

09/06/2017 00:00

Epilogu i ditës së katërt të garave emocionuese me makina dhe motorë në vendin tonë dhuroi jo pak ndryshime në hierarki, edhe pse pretendentët mbetën të njëjtët.

Edhe pse etapë e shkurtër dhe me cirkuite të përsëritura në malet e fshatit Borsh dhe kodrat aty pranë, garuesit e “Rally Albania” patën vështirësi në lëvizje, ndërsa spektakli nuk mungoi.

Në kategorinë e makinave, Renti Sina regjistroi kohën më të shpejtë, duke e ndalur kronometrin në 2 orë, 3 minuta e 29 sekonda, ndërsa pas krahëve të tij ishte dyshja Ubach-Van Versh.

Në shkallën më të ulët të podiumit të përkohshëm ishte Drin Shkreta dhe Henri Manushi. Në renditjen e përgjithshme komandon Sina, me një diferencë të brishtë ndaj ndjekësit Shkreta.

Ndërkohë, në kategorinë e motorëve etapën e fitoi piloti grek, Vasilis Budros, duke lënë pas krahëve kryesuesin e renditjes së përgjithshme Kristian Pastori.

E premtja ishte një tjetër ditë sfilitëse për protagonistët e “Rally Albania”, me shumë ndërlidhje dhe etapa speciale, kurthe në cirkuit dhe ngatërresa pa fund gjatë 520 kilometrave.

Top Channel