Diamond League Romë, me rezultatet më të mira të vitit

09/06/2017 00:00

Ndalesa e katërt e Diamond League në atletike ishte në Romë dhe në këtë eveniment u shënuan një sërë rezultatesh fantastike.

Kështu në garën e 5000 m për femra, ajo që triumfoi ishte keniania Hellen Onsando Obiri në një kohë kur të gjithë prisnin suksesin e etiopianet Genzebe Dibaba. Obiri e fitoi këtë garë me 14 minuta 11 sekonda e 15 të qindtat, duke vendosur kohën më të mirë për  vitin 2017.

Kenia triumfoi edhe në garën e 3000 m me pengesa për meshkuj me anë të Kiprotos që fitoi me 8 minuta 4 sekonda e 63 të qintat, edhe kjo koha më e mirë e vitit 2017 për këtë disiplinë

Në hedhjen e shtizës për meshkuj, spikati sërish gjermani Thomas Rohler që fitoi me 90.06 m, një rezultat ky që është disi larg atij të regjistruar përpara një muaji në Doha me 93.9 m. Kërcimi me shkop për femra pa si triumfuese sërish atleten greke Ekaterini Stefanidi, e cila kapërceu lartësinë 4.85 m, një tjetër rezultat rekord për këtë vit.

Në garën e 100 m për femrave ajo që triumfoi ishte holandezja Dafne Schippers me 10.99 sekonda, ndërsa në 200 m për meshkuj triumfoi kanadezi, Andre De Grasse me 20.01 sekonda.

Top Channel