Shqipëria shpërdoron shumë, barazim pjesa e parë

04/06/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë të miqësores ndaj Luksemburgut.

Kuqezinjtë kanë pasur disa mundësi të mira, veçanërisht me Lenjanin dy herë dhe Odise Roshin, të cilët kanë shpërdoruar para portierit kundërshtar.

Gjithashtu vlen të përmendet një goditje dënimi mjeshtërore, e ekzekutuar nga Ergys Kaçe, e cila është pritur mrekullisht nga portieri vendas.

Nga ana tjetër, Luksemburgu ka arritur të dalë në sulm disa herë, duke fituar edhe katër goditje nga këndi, dhe duke iu afruar golit në njërën prej tyre.

Top Channel