Bayern-i i vendosur për Sanchez, Arsenal gjen zëvendësuesin

03/06/2017 00:00

Bayern Munchen është gjithnjë e më pranë transferimit të Alexis Sanchez.

Sipas “Daily Mirror”, drejtuesit bavarezë janë të vendosur për të vënë nën urdhrat e Carlo Ancelottit sa më parë lojtarit kilen.

Ditët e fundit, përfaqësues të Bayern kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit, ndërsa më pas pritet të bëhet edhe zyrtare oferta për Arsenalin. Sanchez përfundon kontratën në fund të sezonit me Arsenal dhe duket se nuk ka në plan të vazhdojë me londinezët, të cilët kanë nisur punën për ë gjetur zëvendësuesin.

Po gjatë ditës së sotme, “Mundo Deportivo” shkruan se Arsenali ka gati një ofertë prej 25 milionë eurosh për të transferuar Arda Turan nga Barcelona.

Top Channel