Inzaghi në krye të Lazio-s deri në 2020

02/06/2017 00:00

Ndërsa në futbollin e luajtur Simone nuk arriti në nivelet e vëllait të tij Filippo Inzaghi, si trajner ai duket se po ka më shumë sukses.

Ish-sulmuesi i Milanit u largua nga kuqezinjtë si trajner pasi nuk i bindi drejtuesit e atëhershëm, por e kundërta po ndodh me të vëllain e tij në drejtimin e Lazio-s.

Simone Inzaghi pati sukses këtë sezon me Lazio-n duke e siguruar Europa League disa javë para mbylljes së kampionatit dhe tani për të vjen momenti i rinovimit.

Mediat italia shkruajnë se gjithçka është e përfunduar edhe pse mungon vetëm zyrtarizimi, Simone do të qendrojë te Lazio-s si trajner deri në vitin 2020 dhe do të përfitojë një pagë prej 1 milionë eurosh në vit.

Top Channel