Spalletti lë Romën, Di Francesco pritet ta zëvendësojë

30/05/2017 00:00

Luciano Spalletti mbyll zyrtarisht aventurën e tij me Romën. Klubi verdhekuq ka zyrtarizuar largimin e trajnerit italian destiancioni i ardhshëm i të cilit duket se do të jetë pikërisht skuadra e Interit.

“Duam të falenderojmë Spalleti-n për punën e madhe dhe kontributin e dhënë në skuadër që nga momenti i rikthimit të tij”, lexohet në komunikatën e Romës. “Nën drejtimin e tij, Roma grumbulloi më shumë pikë e shënoi më shumë gola në historinë e saj. Lucianos i urojmë më të mirën për të ardhmen”.

Tashmë Roma duket se e ka gjetur pasuesin Spalleti dhe bëhet fjalë për trajnerin e Sassuolos, Eusebio Di Francesco për të cilin ky është një rikthim te verdhekuqtë. Por ky i fundit duhet të zgjidhë disa çështje me drejtuesit e Sassuolos siç është ajo e klauzolës së zgjidhjes se  kontratës së tij prej 3 milionë eurosh për të cilën ata nuk lëshojnë pe.

Por Sassuolo kërkon të ketë në radhët e saj lojtarë të Romës dhe verdhekuqtë do të punojnë pikërisht në këtë aspekt për të bindur Sassuolon që të lejojnë Di Franceson që të transferohet në kryeqytetin italian.

Top Channel