Finalja e Championsit, nën ritmet e “Black Eyed Peas”

22/05/2017 00:00

Pas Alicia Keys dhe Andrea Bocellit, do t’i takojë “Black Eyed Peas” që të hapë finalen e Champions League, që këtë vit do të luhet në “Millennium Stadium” të Kardifit më 3 qershor.

“Duam që të shtojmë ethet e të gjithë tifozëve. Duke qenë se jemi të apasionuar pas futbollit, e dimë shumë mirë që kjo është një ndeshje e rëndësishme për ata që do ta shohin atë nga shkallët e impiantit, apo në shtëpi së bashku me miqtë e familjarët. Por kjo performancë do të jetë e rëndësishme edhe për ne, pasi duam të dhurojmë spektakël”, tha këngëtari i grupit hip-hop, Will I Am.

Në sfidën e 3 qershorit, përballlë do të vihen Juventusi dhe Reali i Madridit, të saposhpallura kampione në kampionatet respektive.

“Zonja e vjetër” do të kërkojë të realizojë “tripletën”, si dhe hakmarrjen për finalen e humbur në vitin 1998. Ndërsa Reali i Madridit synon që të bëhet e para skuadër që arrin të mbrojë titullin europian, pas Milanit, që e ka arritur këtë gjë në vitet 1989 dhe 1990, kur formati quhej ende Kupa e Kampioneve.

Top Channel