Shkëlqen Alonso në provat e “Indianapolis 500”

20/05/2017 00:00

Fernando Alonso vijon të befasojë gjatë provave në garën e Indianapolis 500. Piloti spanjoll i McLaren në Formula 1 që është debutues në këtë eveniment, gjatë testeve të së premtes u rendit i katërti teksa arriti shpejtësinë prej 373 km/h.

Për sa i përket 3 vendeve të parë, fituesi në këtë ditë ishte francezi Sebastien Bourdais, i cili e përshkoi pistën ovale të Brickyard prej 2.5 km me shpejtësinë 375 km/h.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë u rendit ameriklani Ryan-Hunter Reay, fitues i kësaj gare në vitin 2014 me 373.5 km, ndërsa vendi i tretë i takoi japonezit Takuma Sato me 373.3 km/h

Top Channel