“Indianapolis 500”, Alonso nuk e fsheh entuziazmin

18/05/2017 00:00

Fernando Alonso vijon përgatitjet për garën e “Indianapolis 500”, që do të zhvillohet më 28 maj. Piloti spanjoll, debutues në këtë kompeticion, kreu më shumë xhiro se çdo pilot tjetër në testet e radhës, 117, dhe u rendit në vendin e 24-t me shpejtësi maksimale 355.7 km/h.

“Po ndihem ashtu siç e prisja. Sigurisht këtu është e rëndësishme që të qëndrosh pranë makinës që ke përpara, në mënyrë që të mund të përfitosh nga pjesa e drejtë që vjen në pistë. Në këtë pikë jam pjesë e skuadrës më të mirë”, tha Alonso.

Fernando Alonso nisi kryerjen e testeve për garën e Indianapolis përpara dy javësh, kur regjistroi një shpejtësi prej 356.7 km/h, për të vijuar përgatitjet me provat e kryera ditën e martë, ku në pistë ishin pothuajse të gjitha makinat pjesëmarrëse të këtij kompeticioni.

Top Channel