Reali me “njërën dorë” te titulli në La Liga

17/05/2017 00:00

Reali i Madridit ka kaluar edhe pengesën e parafundit drejt titullit kampion në La Liga.

Madrilenët kanë fituar në 1-4 në transfertë ndaj Celta Vigo-s në një ndeshje që nuk e vunë për asnjë moment në diskutim.

Portugezi Ronaldo realizoi dy golat e parë në këtë takim, ndërsa vendasit shkurtuan diferencën me Guidettin edhe pse pak më herët kishin mbetur me një lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq të Aspas.

Por vetëm një minutë pas golit të vendasve, francezi Benzema shënoi golin e tretë, e në fund Kroos e vulosi rezultatin në 1-4.

Kjo fitore e çon në tre pikë diferencën e ekipit të drejtuar nga Zidane ndaj Barcelonës, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, të cilën Reali do ta luajë ndaj Malaga-s, ku edhe një barazim do t’i mjaftonte të shpallej kampion.

Top Channel