Juventus-Real, sfida e filozofive të kundërta

12/05/2017 00:00

Finalja e këtij viti në Champions League ka rezervuar sfidën mes Realit të Madridit dhe Juventusit, dy skuadra me filozofi loje krejtësisht të ndryshme.

Nga njëra anë është forca sulmuese e Realit të Madridit, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, ndërsa në anën tjetër është mbrojtja e hekurt e “Zonjës së vjetër”, me në krye kapitenin Buffon.

Diferencat në stilin e lojës mes këtyre dy skuadrave shpjegohen edhe nga statistikat.

Kështu, në sulm, Reali i Madridit ka një mesatare prej 2.67 golash të shënuar për ndeshje, ndërsa Juventus 1.75 gola të shënuar për ndeshje.

Por diferencat më të mëdha janë pikërisht në prapavijë. Në 12 ndeshje të këtij sezoni, Juventus ka pësuar vetëm 3 gola, me një mesatare prej 0.25 golash të pësuar për ndeshje, ndërkohë që “Los Blancos” kanë një mesatare prej 1.42 golash të pësuar për ndeshje.

Ekuilibri në këtë përballje mes dy skuadrave qëndron te golavarazhi. Bilanci i përgjithshëm i juventinëve është +18, 21 gola të shënuar e 3 të pësuar, ndërsa Reali i Madridit, pavarësisht yjeve që ka në dispozicion, e ka +15 diferencën e golave, 32 gola të shënuar e 17 të pësuar.

Top Channel