Liverpool vuan në Anfield, rrezikon zonën Champions

07/05/2017 00:00

Liverpool vazhdon të dështojë në përballjet ndaj ekipeve të vogla, në fushën e vet “Anfield Road”.

The Reds nuk kanë shkuar dot më tepër se një barazim 0-0, në përballjen e sotme ndaj Southampton dhe për më tepër, nuk fitojnë në fushën e tyre, që prej 1 prillit kur mposhtën Evertonin.

Ekipi i Klopp zhvilloi një ndeshje të mirë, por nuk arriti të shënonte, ndërsa në minutën e 66 humbi edhe një penallti me anë të James Millner.

Liverpool vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë të renditjes së Premiere League, por tashmë dy Manchester-ët kanë mundësi reale për ta parakaluar në garën për një vend në zonën Champions.

Top Channel