Francë, arrestohen aktivistet “topless” kundër Le Penit

07/05/2017 00:00

Aktiviste “topless” nga grupi feminist “Femen”, janë arrestuar pas një proteste kundër Marine Le Pen në Henin Beaumont, gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Pesë gra kapërcyen rrethimin e një kishe në Henin Beaumont, për të shpalosur atje një banderolë të madhe, në të cilën shkruhej “Marine në pushtet, Mariane në dëshpërim”, me këtë të fundit, emri që i referohet simbolit kombëtar të lirisë në Francë.

“Fronti Nacional” i Le Penit ka marrë pushtetin në Henin Beaumont 3 vite më parë dhe është një nga dhjetëra komunat që kontrollohen nga partia e ekstremit të djathtë.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se Le Pen, ekstremiste anti-BE dhe antiemigracion, do të mundet nga kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, pavarësisht se deri në mbrëmje mund të ndodhë gjithçka.

Top Channel