Lamtumirë Gjergji Thaka!

05/05/2017 00:00

Futbolli shqiptar i dha lamtumirën e fundit një prej emrave më të njohur të tij, Gjergji Thaka, i ndarë nga jeta një ditë më pare, në moshën 68-vjeçare.

Në ambientet e ish-kompleksit Dinamo u mbajtën homazhet për këtë personalitet të këtij sporti në vendin tone, për ta përcjellë më pas në banesën e fundit. Gjergji Thaka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë disiplinë sportive. Në periudhën 1968-1978 ai ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit, duke fituar titullin kampion të vendit dhe Kupën e Shqipërisë.

Po kështu, ai ka mundur të fitojë edhe Kupën Ballkanike. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Gjergji Thaka ka mbuluar rolin e trajnerit të skuadrës së parë dhe atyre të moshave të Partizanit, ndërkohë që në vitet 1999-2002 ka punuar edhe pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Top Channel