Lazio fiton derbin e Romës

30/04/2017 00:00

Simone Inzaghi ka gjetur formulën për të mposhtur Romën. Në derbin e katërt sezonal, Lazio ka mundur 3-1 rivalët e përjetshëm, duke bërë që Roma t’i japë lamtumirën titullit kampion.

Keita dy herë dhe Basta ishin autorët e golave për bardhekaltrit, ndërsa për Romën shënoi me 11-metërsh kapiteni De Rossi.

Në fund të takimit, Rudiger i Romës u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli shumë të rëndë ndaj Djordjevic.

Pas kësaj humbjeje, Roma e sheh veten 9 pikë pas kryesuesve të Juventusit, kur mungojnë edhe 4 ndeshje nga përfundimi i Serisë A.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel