Shënon Besart Berisha, Melburni në finalen e madhe

30/04/2017 00:00

Këtë të dielë, Besat Berisha rikonfirmoi atë që di të bëjë më mirë në jetë, duke shënuar një gol vendimtar. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kualifikoi Melbourne Victory në finalen e madhe që do të vendosë titullin e kampionit, ndeshje të cilën do ta diskutojë kundër Sidney.

Në një ndeshje të luftuar fort në “AAMI Park” përballë më shumë se 20 mijë spektatorëve, bomberi nga Prishtina ishte protagonisti absolut në aksionin kulmor. Në një aksion nga e majta e sulmit të Melbërnit, krosimi në zonë e gjeti të përgatitur Besart Berishën, i cili shënoi me kokë golin e vetëm të takimit, 20 minuta nga fundi.
 
Victory ishte fituesja e merituar e ndeshjes që vlente finalen, pasi mbajti një lojë agresive deri në fund, kjo dhe për meritë të sulmuesit shqiptar.

Besart Berisha do të jetë titullar edhe në 7 Maj në “Allianz Stadium”, për t’i dhënë trofeun Melbërnit.

Top Channel