“Play off”-et e NBA, Boston eliminon Chicago Bulls

29/04/2017 00:00

Boston bën përmbysjen historike ndaj Chicagos dhe kualifikohet për në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes në kampionatin e NBA. Në United Center, skuadra e Celtics iu imponua Bulls me rezultatin 105-83 duke e mbyllur serinë e ndeshjeve me të në 4-2.

Boston që në fillimin e fazës së playoffit u gjend në disavantazhin 0-2 u bë e katërta skuadër në historinë e NBA që arrin të kalojë një raund të playoffit pas 2 humbjeve të para të pësuar në parketin e saj.

Kundërshtari i Bostonit në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes do të jetë Washingtoni që eliminoi Atlantën duke fituar ndeshjen e 6 me Hawks me rezultatin 115-99 duke e mbyllur serinë e sfidave 4-2. John Wallet e mbylli ndeshjen me 42 pikë, 19 nga të cilat i shënoi në periodën e katërt të ndeshjes e cila ishte nën kontrollin e Wizards për pjesën më të madhe të kohës.

Nuk ka ende një epilog seria e përballjeve mes Los Angeles Clippers dhe Utah Jazz. Skuadra kaliforniane arriti të fitojë në ndeshjen e gjashtë, 98-93 duke barazuar gjithçka në 3-3  duke lënë që verdikti përfundimtar të vendoset në sfidën e 7. Utah Jazz, pavarësisht formës fantastike të Hayward dhe George Hill, nuk mundi dot të frenojë rivalët e Clippers që shënuan këtë fitore falë Chris Paul me 29 pikë dhe DeAndre Jordan me 18 topa në tabelë.

Top Channel